Siguroi armët për atentatit ku u vra Gilmando Dani! Ylli Zallës i zbulohet arsenali i dytë, silenciatorë, drogë e municione
Ylli Zalla dhe Gilmando Dani FUSHË-KRUJË-Në fshatin Zall në Fushë Krujë është zbuluar një arsenal armësh dhe kanabis. Policia ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre, 49-vjeçarin Ylli Zalla. Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim edhe për arsenalin e armëve në Nikël, i cili u zbulua tre ditë pas atentatit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Konkretisht afër banesë së 49-vjeçarit, në fshatin Zall u gjetën në tokë dhe u sekuestruan 24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh, 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 6 kg lëndë e dyshuar narkotike...
Burimi:
zeri.ai