Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Sigurimi i makinave nuk do jetë njësoj për të gjithë, si pritet të llogaritet gjatë vitit 2026
Duke filluar nga 1 janar 2026, ka nisuar aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Sistemi bonus-malus nënkupton prime më të shtrenjta sigurimi, krahasuar me ato aktuale, për ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar dëme dhe prime më të ulëta për drejtuesit që nuk kanë shkaktuar dëme. Megjithatë, sipas ekspertëve të tregut, ndryshimi do të jetë shumë më i madh në rastin e drejtuesve që kanë shkaktuar dëme (malus), ndërkohë që zbritja për drejtuesit pa histori dëmesh (bonus) pritet të jetë më modeste. Në vitin 2024, AMF miratoi rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri në fuqi në...