Sigurim me detyrim për përmbytjet, ministri Malaj firmos projektligjin, do të paguhet çdo vit për banesat dhe zyrat

Sigurim me detyrim për përmbytjet, ministri Malaj firmos projektligjin, do të paguhet çdo vit për banesat dhe zyrat

“Ligji do të paraqitet vetëm për sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti”. Ajo që thotë ministri i financave nuk është ajo që firmos. Petrit Malaj ka nënshkruar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet dhe përmbytjet, ndonëse në konferencë i përjashtoi fatkeqësitë e tjera natyrore e shpalli të dedikuar vetëm për mbrojtjen nga lëkundjet sizmike. “Përmbytjet gjithashtu janë një rrezik i përsëritur dhe me ndikim të lartë ekonomik, veçanërisht në zonat e ulëta pranë lumenjve dhe rajonet bregdetare. Ngjarjet e viteve 2010, 2015 dhe 2021 kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa, bujqësi dhe infrastrukturë, me humbje që arrijnë deri në qindra milionë euro. Këto rrethana imponojnë domosdoshmërinë e sigurimit të detyrueshëm të banesave si instrument ligjor për mbrojtjen financiare dhe reduktimin e pasojave socio-ekonomike”, thuhet...