Siguria ushqimore në alarm, KLSH: Produkte të pakontrolluara në treg

Siguria ushqimore në alarm, KLSH: Produkte të pakontrolluara në treg

  Produkte të pasigurta që qarkullojnë pa u ndalur, kontrolle të pjesshme dhe institucione që reagojnë me vonesë. Një auditim i KLSH zbulon një sistem sigurie ushqimore që funksionon më shumë në letër sesa në praktikë, duke lënë konsumatorët të ekspozuar ndaj pesticideve, produkteve të pakontrolluara dhe një zinxhiri ku gjurmueshmëria shpesh humbet. Auditimi më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) ka nxjerrë në pah probleme serioze në mënyrën se si kontrollohet siguria ushqimore në Shqipëri, nga një zinxhir i dobët dhe jo efektiv që lejon produkte të pasigurta të qarkullojnë lirshëm në treg. Një nga rastet më flagrantë sipas auditit të KLSH lidhet me një njoftim të ardhur nga sistemi europian i alarmit për ushqimin,...