Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po qarkullojnë në WhatsApp dhe që synojnë t’u marrin të dhënat e llogarive në përdorim. Sipas AKSK-së, qytetarët po marrin mesazhe që duken sikur vijnë nga WhatsApp ose institucione zyrtare dhe u kërkojnë kode verifikimi ose i drejtojnë drejt faqeve të rreme. Nëse klikohen këto linqe ose jepen kodet, mashtruesit mund të marrin menjëherë në kontroll të gjitha llogaritë në telefonin tuaj. Autoritetet këshillojnë qytetarët: Mos klikoni linqe të dyshimta Mos jepni kurrë kodet e verifikimit edhe nëse mesazhi duket zyrtar Kontrolloni pajisjet e lidhura në WhatsApp (te “Linked Devices”) Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA) për më shumë siguri AKSK u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo...