“Siguria në burgje, vija e kuqe”! Shitje droge në paraburgimin e Elbasanit, Lamallari: Shtohen kontrollet (VIDEO)

“Siguria në burgje, vija e kuqe”! Shitje droge në paraburgimin e Elbasanit, Lamallari: Shtohen kontrollet (VIDEO)

Besfort Lamallari-pamje nga arrestimi TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan, ku u arrestuan tre persona për futje të lëndëve narkotike në burg, mes tyre edhe një punjoës policie. Përmes një reagimi publik në rrjete sociale, Lamallari thekson se do të intensifikohen kontrollet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend dhe çdo punonjës që tradhton detyrën do të përfundojë para ligjit.  “Përgëzoj operacionin e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan për goditjen e një mekanizmi kriminal të futjes së drogës brenda burgut dhe vënien para drejtësisë të tre të dyshuarve. Sikundër e theksova në takimin e fundit me drejtuesit e këtij...