Si u riatdhesua Eva Dumani nga Siria, shqetësimi i turqve dhe drita jeshile nga presidenca e Erdoganit

Si u riatdhesua Eva Dumani nga Siria, shqetësimi i turqve dhe drita jeshile nga presidenca e Erdoganit

Eva dhe Endri Dumani  vuajtën bashkë. U rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa prej të shtunës  motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri në krahët e nënës së tyre. Ardhjen e Evës në Shqipëri Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e quajti si një operacion të shtrirë në kohë i realizuar me mbështetjen e partnerëve. Burime në dijeni kthimit të saj në Shqipëri treguan për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, kompleksitetin e kësaj çështje si në aspektin diplomatik dhe atë të përfshirjes të aktorëve nga organet e inteligjencës shqiptare dhe turke. Eva Dumani pas 12 vite qëndrimi në Siri prej të cilave 6 në kampin Al Houl mundi të largohej nga ky kamp në Dhjetor 2024  kur forcat e opozitës siriane rrëzuan...