Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21 ditë, Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP fshehën procesverbalin

Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21 ditë, Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP fshehën procesverbalin

Ky është kopshti jo publik në një kompleks në rrugën e Kavajës, ku në datën 12 janar të këtij viti ka pasur 5-6 fëmijë të pavaksinuar të infektuar me fruth. Në respekt të konfidencialitetit të biznesit privat, nuk do të publikojmë emrin e kopshtit, i cili ka respektuar të gjitha procedurat konform rregullave të shëndetit publik për mos përhapjen e sëmundjeve infektive, duke njoftuar vetë Drejtorinë e Shëndetit Publik të Tiranës, që në momentin kur u konstatuan dy fëmijët e parë me fruth. Menjëherë më pas, në këtë kopsht kanë mbërritur epidemiologët e Tiranës për hetimin dhe izolimin e rasteve, për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së fruthit tek të vegjlit e tjerë që frekuentojnë këtë kopsht dhe për të vijuar hetimin epidemiologjik. Top Channel...