Si u ekzekutua Kevin Muharremi?/ Detaje të reja nga vrasja tragjike e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, nën hetim edhe miku i autorit
Një ngjarje tragjike ndodhi disa ditë më parë në Montecalvoli, një provincë pranë Pizës, ku 25-vjeçari shqiptar, Kevin Muharremi, u qëllua për vdekje pas një përleshjeje mes dy grupeve të rinjsh. Ngjarja filloi natën e së shtunës, kur pas një sherri të shkurtër në një pub në Montopoli, tensionet u rritën dhe vetëm disa orë më vonë, në rrugën “Via della Repubblica”, Renato Xyke, një tjetër shqiptar 20-vjeçar, qëlloi me armë drejt një makinës ku ndodhej Muharremi, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Siç bëjnë me dije mediat italiane, debati me sa duket shpërtheu brenda pub-it për çështje të parëndësishme, pastaj vazhdoi në parking. Pika pa kthim ishte ajo që dukej të kishte qenë një përplasje midis dy makinave, por në...
Burimi:
top-channel.tv