Si ka mundësi që qeveria e Kosovës është kaq pasive për Hagën/ Paskal Milo i ashpër: Zgjohuni

Si ka mundësi që qeveria e Kosovës është kaq pasive për Hagën/ Paskal Milo i ashpër: Zgjohuni

I ashpër ishte qëndrimi i ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo pasi prokuroria në Hagë kërkoi nga 45 vite burg secili për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Milo tha se qeveria e Kosovës do duhej të kishte reaguar që kur u burgos kryetari i shtetit dhe u dërgua në Hagë. “Kjo vë në dyshim identitetin e atij populli. Të gjithë e dimë vlerën e çlirimit të Kosovës, por edhe të atyre burrave për të cilët shqiptarët presin që të lirohen nga Haga. Akuza nuk di si do të përfundojë e tillë, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata, e cila është më gjakftohtë se prokurorët. Kur sapo u arrestua presidenti i Kosovës, kam qenë në këtë studio dhe kam bërë një kritikë...