Si gënjeu Rama për lejen e ndërtimit të projektit në Zvërnec

Si gënjeu Rama për lejen e ndërtimit të projektit në Zvërnec

Një nga pikat më të debatuara të projektit turistik në Zvërnec ka qenë ekzistenca ose jo e lejes së ndërtimit për resortin e planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë. Që prej nisjes së punimeve në zonë dhe shpërthimit të protestave, kjo çështje është kthyer në një nga argumentet kryesore të përplasjes mes qeverisë, aktivistëve të mjedisit dhe qytetarëve që kundërshtojnë projektin. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk ekziston një leje ndërtimi për projektin në Zvërnec, por vetëm leje zhvillimi. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), që kryesohet nga Kryeministri, është autoriteti përgjegjës për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për investime strategjike, projekte komplekse dhe zhvillime me rëndësi kombëtare. Rolin e sekretariatit teknik të këtij institucioni e ushtron Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZhT)....