Shumë shërbime qeveritare nuk funksionojnë, probleme me energjinë

Shumë shërbime qeveritare nuk funksionojnë, probleme me energjinë

Shumë faqe qeveritare me “domain” për institucionet qeveritare (gov.al) nuk po arrijnë të hapen. Është e pamundur të aksesosh institucione si Autoriteti i Shërbimit Rrugor, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Agjencia e Trajtimit të Pronave, e shumë të tjera. Mësohet gjithashtu se rënia e sistemit ka ndikuar në mosfunksionimin e internetit edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës, në institucion ka pasur ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike. Probleme po raportojnë dhe bizneset, që nuk po arrijnë të fiskalizojnë faturat. Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI), që hoston këto faqe dhe menaxhon e-albania dhe domain zyrtar.gov.al,...