Shuhet Gazmend Golemi, i lindur për të vallëzuar. Një jetë në skenë, la pas një trashëgimi të paharrueshme

Shuhet Gazmend Golemi, i lindur për të vallëzuar. Një jetë në skenë, la pas një trashëgimi të paharrueshme

Koreografi i njohur lezhjan, Gazmend Golemi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të atit. Sipas njoftimit të familjes, Golemi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Firences, Itali, pas një sëmundjeje të rëndë. Gazmend Golemi filloi karrierën e tij artistike që në moshën 6-vjeçare, duke u ngjitur për herë të parë në skenë si valltar i ri. Pas atij momenti, vallja u bë pjesë e pandashme e jetës së tij, duke e shndërruar në një nga figurat më të njohura të koreografisë shqiptare. Gjatë karrierës së tij, Golemi ka drejtuar dhe krijuar dhjetëra grupe valltarësh, të cilët janë...