Shuhet Fitim Makashi, ministri Gonxhja: I dha artit më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Fitim Makashi. Gonxhja shkruan se u nda nga jeta një yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Gonxhja tha se Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt. “Një tjetër yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare u nda sot nga jeta. Fitim Makashi, aktor, pedagog dhe emër i paharruar i skenës dhe ekranit, i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt. Ai la gjurmë në skenë me role si Pedagogu në “Pas provimit të dytë”, Beni në “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu në “Dritat e skenës” dhe Filipoviç në “Inspektori”. Në kinematografi u bë pjesë e filmave që sot...
Burimi:
kohajone.com