Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Një familje shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në banesën e tyre në Itali si pasojë e rrjedhjes së gazit nga kaldaja e ngrohjes. Fqinjët e familjes Kola në banesën e tyre në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit rrëfejnë se të ndjerët kishin emigruar prej rreth tre vitesh në Itali. Më herët, familja kishte qenë në Greqi për punë sezonale, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë. “Këto janë plagët e emigrimit. I nisëm fëmijët me duart tona dhe tani na kthehen me arkivol”, shprehen fqinjët mes dhimbjes për mediat. “Jemi të shokuar nga kjo tragjedi që ka ndodhur në fshatin tonë. Nuk gjejmë dot fjalë të shprehemi. Ka qenë një familje e mrekullueshme, e shkëlqyer, gjithmonë duke parë punën e vet. Emigruan...