Shuhet familja shqiptare në Itali! 4 anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit (DETAJET)

Shuhet familja shqiptare në Itali! 4 anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit (DETAJET)

PAMJE NGA VENDNGJARJA ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt), ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre. Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.  Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit...