Shuhet familja shqiptare me katër persona, u helmuan nga shpërthimi i gazit në shtëpi
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur e gjithë familja u gjet pa shenja jete, dyshohet si pasojë e një rrjedhjeje fatale të monoksidit të karbonit brenda banesës. Sipas autoriteteve italiane, hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes. Viktimat janë një baba 48-vjeçar, një nënë 43-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë ende publik nga autoritetet. Vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi në banesë për t’i kontrolluar pasi askush nuk po i përgjigjej telefonatave, u ekspozua gjithashtu ndaj gazit helmues dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Pizës, ku ndodhet në gjendje kritike. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës, ambulancat dhe zjarrfikësit nga Lucca, të cilët hynë në...
Burimi:
kohajone.com