Shuarja e familjes shqiptare në Itali, miku i 22-vjeçarit: Darion dhe të atin i gjeta me puls

Shuarja e familjes shqiptare në Itali, miku i 22-vjeçarit: Darion dhe të atin i gjeta me puls

Një familje shqiptare është shuar për shkak të rrjedhjes së monoksidit të karbonit nga kaldaja. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali. Katër anëtarë të familjes Kola, Arti dhe Jonida, prindërit e Hajdarit 22 vjeç dhe të miturës Xhesika, vetëm 15 vjeç janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre në zonën e Pianna di Luca. Miku i ngushtë i Hajdar Kolës, Ernest Çela ka rrëfyer çastet e fundit kur mbërriti në banesë bashkë më vëllanë e kryefamiljarit. ”Nuk dinim defekt për kaldajën. Xhaxhi i tij shpërtheu derën, pastaj shkuam te kati i dytë dhe aty i pamë të katërt përtokë. Sa hyra kemi parë që kishin puls, Darion dhe babi i tij ishin gjallë. Kemi provuar gjithçka që mund të bënim për t’i zgjuar, deri...