Shtyhet seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit, gjyqi do të mbahet çdo të enjte, zbulohet shkaku…

Shtyhet seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit, gjyqi do të mbahet çdo të enjte, zbulohet shkaku…

ilir meta-monika kryemadhi TIRANË- Seanca paraprake ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë sërish për në datën 29 janar. Mësohet se në seancë ishte i pranishëm edhe vetë ish-Presidenti, ndërsa burime bëjnë me dije se ka pasur edhe debate mes palëve, sa u përket provave ndaj Metës. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani pretendoi mungesë të fakteve, ndërsa në përfundim deklaroi se në seancën e radhës, do të paraqesin prapësimet e tyre dhe do të shprehin kërkesat në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj ish-presidentit të vendit. “Do takohemi në datën 29, shpresojmë që të jetë përfundimtare sa i përket relatimit të kërkesës së prokurorëve dhe ne do paraqesim prapësimet tona dhe do shprehim kërkesat tona sa i përket akuzave”, tha Cakrani....