Shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”, kërkohet shoqërimi i Nuredin Dumanit për ballafaqim mes palëve

Shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”, kërkohet shoqërimi i Nuredin Dumanit për ballafaqim mes palëve

Nuredin Dumani TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shtyrë seancën e radhës për dosjen 'Plumbi i Artë', që ishte planifikuar të mbahej këtë të enjte. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 3 shkurt, në orën 10:00. Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e të pandehurit, Nuredin Dumani. Avokati mbrojtës i të pandehurit tjetër, Gentian Sharra, kërkoi shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, për të mundësuar ballafaqimin mes palëve. Por, kërkesa u kundërshtua nga SPAK, duke argumentuar se në kushte të tilla nuk është e mundur organizimi i një përballjeje dhe kërkoi rrëzimin e saj. Ndërkohë, gjykata vlerësoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke theksuar se do të shprehet më vonë lidhur me...