Shtrenjtohet përsëri çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 182 lekë për litër

Shtrenjtohet përsëri çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 182 lekë për litër

Në Tiranë për disa pika çmimi i naftës ka arritur 182 lekë për litër. Krahasuar me çmimin e shitjes së naftës me pakicë para nisjes së luftës, rezulton se rritja është 7 lekë për litër. Sot sipas një vëzhgimi në terren rezulton se çmimi i naftës në pikat e pakicës është rritur nga disa operatorë, përfshirë kompanitë, si: “Kastrati”, “Bolv” dhe “Elda”. Në një nga pikat e kompanisë “Kastrati” pranë tregut të Medresë çmimi i naftës rezulton 182 lekë për litër nga 175 lekë për litër që  tregtohej më parë. Rritja është 7 lekë për litër. Ndërsa nafta nga operatori “Elda” është rritur sërish. Nga 179 lekë për litër që u shit në pikat e pakicës ditën e mërkurë, çmimi i naftës sot ka arritur...