Shtrenjtohet nafta, Autoriteti i Konkurencës: Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara
Shqipëria po preket nga Lufta në Lindjen e Mesme. Pasojat ekonomike kanë nisur të reflektohen menjëherë në tregun e hidrokarbureve. Këtë të mërkurë në disa pika karburantesh në Tiranë çmimi ka arritur në 179 lekë litri, nga 173-175 lekë/ litri një ditë më parë. Autoriteti i Konkurrencës njofton se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim. Në njoftimin e tij, Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve. Njoftimi i plotë: Autoriteti i Konkurrencës njofton se, mbështetur në ligjin nr. 9121/2003, ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë. Bëjmë me dije...
Burimi:
gijotina.com