Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

Protuesit e Rrjollit ishin më të shumtë në numër këtë të shtunë. Të revoltuar me pretendimin se botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj po u grabit pronat për të ndërtuar një resort të tijin, dhjetëra banorët të fshatit shkodran dhe jo vetëm, thyen xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë “Gener 2” në pronësi të Ulajt, si dhe dëmtuan makinat e kompanisë private të sigurisë, “Breçani Security”, e cila prej disa ditësh është kontraktuar për ruajten e kantierit. Protestuesit janë përplasur edhe me rojet e kompanisë private të sigurisë, e cila është kontraktuar për ruajtjen e kantierit. Banorët i kanë shtyrë në kanal rojet e kompanisë private dhe kanë tentuar t’i përzënë duke i goditur me gurë. “Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, poshtë hajdutët”, ikni, ikni”, bërtisnin...