Shtohen 14 mjekë në shërbim të kujdesit parësor

Shtohen 14 mjekë në shërbim të kujdesit parësor

Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energji të re që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, se një brez mjekësh të rinj janë tashmë pjesë e shërbimit shëndetësor parësor në disa qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Në mbarë vendin po vijon përfshirja e ekipeve të reja me mjekë dhe infermierë, duke forcuar më tej shërbimet në spitalet rajonale dhe bashkiake. Gjatë viteve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, për punësimin e profesionistëve të rinj të shëndetësisë. Punësimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj...