“Shteti të ndërhyjë”/ Rritje rekord e çmimeve të fruta-perimeve, qytetarët të shqetësuar: Kostot të papërballueshme
Prej më shumë se dy javësh, në të gjitha tregjet e qarkut të Beratit po vihet re një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve ushqimore, ndërkohë që çmimet e frutave dhe perimeve po thyejnë rekorde. Siç duket, pas rritjes së çmimit të karburanteve, rritja e çmimeve ka përfshirë edhe fruta-perimet në Berat dhe brenda një kohe të shkurtër, produktet bazë të konsumit në tregje janë dyfishuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse. Gjatë një vëzhgimi në tregje, rezulton se shumë produkte bazë kanë pësuar shtrenjtim të dukshëm. Sipas banorëve, shtrenjtimi ka përfshirë si produktet bazë të shportës, ashtu edhe tregun e fruta-perimeve, duke i bërë këto produkte ushqimore gjithnjë e më të papërballueshme për konsumatorët. Ndërkohë që banorët thonë se presin ditët...
Burimi:
sot.com.al