“Shteti është kapur”/ Qeverisja e vendit, Xhixho ngre akuza të forta: Paratë e shqiptarëve po përfundojnë në korrupsion

“Shteti është kapur”/ Qeverisja e vendit, Xhixho ngre akuza të forta: Paratë e shqiptarëve po përfundojnë në korrupsion

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një intervistë televizive, ka ngritur akuza të forta për lidhje mes qeverisë, krimit të organizuar dhe keqpërdorimit masiv të fondeve publike. Ajo u shpreh se përfshirja e individëve të denoncuar në nivele të larta përbën cënim të sigurisë kombëtare dhe të standardeve të NATO-s, ndërsa theksoi se qindra miliona euro të menaxhuara nga institucionet shtetërore janë shndërruar në “gropa thithëse korrupsioni”. Sipas Xhixhos, ndërkohë që qytetarët dhe pensionistët mezi mbyllin muajin, fondet publike shpenzohen për luks, afera dhe tendera të dyshimtë, duke thelluar pabarazinë dhe varfërinë në vend. Erisa Xhixho: Vendin e NATO-s dhe këtu kemi një cënim të sigurisë kombëtare dhe fakti është që Gys Agasi i cili u denoncua një vit më parë nga ish-zëvendëskryeministri...