“Shtëpia e barit” në Lezhë/ Lihen në burg babë e bir, arrest shtëpie për punonjësin e OSHEE
lezhe LEZHË- Tre persona u arrestuan pak ditë më parë në Lezhë, në kuadër të një operacioni antidrogë, ku u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike. Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE ranë në prangat e policisë, ndërsa sot janë njohur me masat e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Arben Gjergji dhe Arnold Gjergji (babë e bir), si dhe Gjon Doda, punonjës i OSHEE-së, u paraqitën ditën e sotme në Gjykatën e Lezhës. Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, që zgjati rreth 60 minuta, gjykata vendosi "arrest me burg" për babë e bir, ndërsa "arrest në shtëpi" u vendos për punonjësin e OSHEE për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Laboratori i drogës u zbulua pak ditë më parë...
Burimi:
zeri.ai