Shqiptarja humbi jetën pasi ra nga 8 metra lartësi, zbardhen detaje të reja nga hetimi
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin italian të Piacenza-s, ku një e re shqiptare ka humbur jetën pasi ra nga lartësia pranë banesës së saj. Viktima është Anxhela Byku, 20 vjeç, e cila ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda të marra nga një rënie prej rreth tetë metrash në oborrin e pallatit ku jetonte, në rrugën Via Beverora. Sipas mediave lokale italiane, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një aksident tragjik, dhe jo për një akt të qëllimshëm apo për ndërhyrje të personave të tretë. Hetimet për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga Arma dei Carabinieri. E reja, e njohur nga të afërmit dhe miqtë si “Angi”, u gjet e shtrirë në oborrin e ndërtesës nga një fqinj mëngjesin e së martës, në...
Burimi:
kohajone.com