Shqiptari sillet nga Londra në Tiranë për vjedhje, në këmbë i vendoset “Rolex” GPS
Edhe dënimi në mungesë për vjedhjen e një celulari mund të çojë drejt ekstradimit në Shqipëri duke e prishur qetësinë e një jete të re nisur në Angli. Kjo i ka ndodhur Dajlan Hoxhës i prangosur prej Policisë Metropolitane në Londër si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpol Tiranës. Nga dokumentet e gjykatës të Ekstradimeve “Westminster Magistrate Court”, 28-vjeçari Hoxha është dënuar në mungesë prej Gjykatës të Tiranës për vjedhjen e një celulari të shtetasit me inicialet S.Y në 10 shtator 2021. Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar apo jo Dajlan Hoxhën më 8 prill. Po ashtu për llogari të Interpol Tiranës, Policia Metropolitane në Londër ka arrestuar disa ditë më parë Bekim Çelajn. Gjykatës...
Burimi:
gijotina.com