Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli pas ekstradimit në Shqipëri, “Daily Mail” e gjen në një adresë në Londër
Mediat angleze vijojnë t’i kushtojnë vëmendje shqiptarëve me precedent kriminal dhe i radhës mësohet të jetë Afrim Sinani. I dënuar me 20 vite burg në Shqipëri, Sinani është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar pavarësisht se është dëbuar nga vendi i ngjarjes më shumë se një dekadë më parë, zbulon Daily Mail. Afrim Sinani, 54 vjeç, është parë duke shëtitur në një rrugë kryesore të zhurmshme javën e kaluar dhe është gjetur në një adresë periferike. Fqinjët e tij të rinj ndoshta nuk e dinë të kaluarën e tij të egër. Raportohet se në vitin e largët 1996 Sinani qëlloi një burrë për hakmarrje dhe u dënua me 20 vjet burg. Më pas ai iku dhe bashkë me gruan e tij, hyri ilegalisht në Mbretërinë e...
Burimi:
top-channel.tv