Shqiptari akuzohej për komplotin për vrasjen e Maduros, Ministria e Jashtme: Është në gjendje të lirë dhe i sigurt! (EMRI)
ministri e jashtme-venezuele TIRANË- Është zbardhur identiteti i shqiptarit të liruar nga burgu në Venezuelë, i cili mbahej i burgosur për më shumë se një vit, pasi akuzohej për komplot për vrasjen e ish-Presidentit, Nicolas Maduro. Ministria e Jashtme ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Jozef Ndoci, i cili është liruar dhe ndodhet tashmë në gjendje të sigurt, nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Karakas. Sipas reagimit publiktë Ministrisë së Jashtme, bëhet me dije se Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë. Reagimi i Ministrisë së...
Burimi:
zeri.ai