“Shqiptarët po tallen me ne”/ Top Channel zbardh përgjimet që “fundosën” Rezart Taçin, kunati i biznesmenit: E zgjidh unë këtë punë
Prokuroria e Posaçme e SPAK ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si anëtar i një grupi kriminal që pastronte miliona euro të mafias italiane. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, veç dënimit të Taçit, kërkoi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të rreth 18 milionë eurove, të përfituara nga pastrimi i parave. Në pretencën e zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha, që u deklarua në gjykatë, flitet për planin në bashkëpunim me Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella, ndërsa përmendet një episod kur një transfertë u bllokua dhe pala italiane flet me bashkëpunëtorët e Taçit. Nga përgjimet rezulton se Zummo dhe Petruzzella nuk kanë mundur që...
Burimi:
top-channel.tv