‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka prezantuar një paketë ligjore të depozituar në Kuvend, e cila synon uljen e çmimit të karburantit dhe lehtësimin e barrës për qytetarët dhe ekonominë. Në një deklaratë për media ai bëri prezantimin e kësaj pakete, ndërsa theksoi se niveli i lartë i taksimit mbi naftën në Shqipëri është ndër më të lartët në Evropë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve dhe në vështirësitë ekonomike të familjeve. Sipas tij, përmes mekanizmave të propozuar, si ulja e taksave dhe aplikimi i modelit të akcizës së ndryshueshme, synohet jo vetëm ulja e menjëhershme e çmimit të naftës, por edhe përmirësimi i menaxhimit të rezervave strategjike, të cilat aktualisht mbeten nën standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Deklarata : Grupi Parlamentar...