Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së

Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së

HARTA TIRANË-Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 81.5 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.1 viti krahasuar me vitin 2023. Jetëgjatësia ra në vitin 2020 (80.4 vjet) dhe 2021 (80.1 vjet) për shkak të pandemisë COVID-19, por që prej asaj kohe është rikuperuar dhe ka arritur nivele më të larta se në vitin 2019 (81.3 vjet). Për Shqipërinë, Eurostat i raporton të dhënat për vitin 2022, kur jetëgjatësia në lindje ishte 79.1 vjeç. Por të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se dhe në Shqipëri treguesi ka qenë në rritje, duke arritur në rreth 80 vjeç në vitin 2024. Gratë shqiptare pritet të jetojnë mesatarisht 82.5 vjeç dhe burrat 78.6 vjeç, sipas të dhënave të fundit për vitin 2024. Në këto nivele,...