Shqiptarët e bllokuar në Dubai, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim

Shqiptarët e bllokuar në Dubai, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim

Shumë shqiptarë presin të kthehen në vend nga Dubai sapo të rinisin fluturimet. Sipas Erjola Agës, sipërmarrëse dhe drejtuese e një kompanie turistike në Dubai, situata pritet të zhbllokohet së shpejti. “Në ditët e fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm turistësh shqiptarë në Dubai. Me datë 28 kanë qenë fluturimet e fundit që kanë ardhur në Dubai dhe janë nisur prej andej. Nga data 28, shqiptarët janë të bllokuar në Dubai. Kemi mbi 20 kontakte shqiptarësh që janë turistë në Dubai. Nga nesër në orën 3 pasdite do të nisin fluturimet nga Dubai por duhet të ndjekim njoftimet e autoriteteve. Turistët kanë marrë mesazh për të rezervuar biletat në një datë tjetër. Situata është e qetë. Ndihemi të sigurt. Ka mesazhe alerti nëse ka...