Shqiptarët anuluan 70% të rezervimeve për Dubai, ”ngrijnë” pushimet në Turqi

Shqiptarët anuluan 70% të rezervimeve për Dubai, ”ngrijnë” pushimet në Turqi

Anulime masive të rezervimeve nga shqiptarët drejt destinacioneve që vetëm një vit më parë ishin ndër më të preferuarat, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia. Sipas operatorit turistik Besnik Vathi, vetëm gjatë 10 ditëve të para të konfliktit është shënuar një rënie drastike. ”Unë mund të them që për në Dubai për shembull mund të jenë anuluar diku te 2000 persona. Frenimi i rezervimeve gjatë periudhës së luftës shkoi deri në 70% rënie. Ishte një rënie e menjëhershme përveç anulimeve drejt udhëtimeve drejt Lindjes së Mesme, Emirateve të Bashkuara. Për udhëtimet drejt Stambollit apo Kapadokia ka rezervime po është më i ulët numri i rezervimeve me atë që ka qenë më përpara. Për periudhën e verës për plazhe, ritmi i rezervimeve ra menjëherë...