Shqiptarë në vendet e prekura nga sulmet, Rama: Sfidë, çështja kyç e fluturimeve

Shqiptarë në vendet e prekura nga sulmet, Rama: Sfidë, çështja kyç e fluturimeve

Në podkastin e tij “Flasim”, Kryeministri  Rama u ndal në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa tha se situata mbetet e ndërlikuar. Duke u shprehur se prioritet në këto momente është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në vendet e përfshira nga sulmet, Rama tha se çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë. “Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe ku me krenari jemi një nga vendet e pakta që kemi një miqësi të fortë, njëkohësisht me Izraelin dhe me vendet e Gjirit...