No Image Available

Shqipëria sërish në ALARM! Agjencia e Mbrojtjes Civile: Rikthehen reshjet në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Shqipëria pritet të preket sërish nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Paralajmërimi vjen pak pas përmbytjeve masive nga veriu në jug. Agjencia e Mbrojtjes Civile informon qytetarët për prezencë të shtuar të reshjeve të shiut që prej pasdites së sotme dhe ditën e nesërme në disa qarqe të vendit, lokalisht intensivë dhe shoqëruar me shtrëngata. Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu nga pasditja e së mërkurës deri të enjten, sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës. Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të jenë kryesisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata. Për shkak të erërave të forta, me shpejtësi 15–25 m/s, dhe dallgëve...