Shqipëria rritet vetëm në Tiranë, 7 qarqe drejt shuarjes natyrore

Shqipëria rritet vetëm në Tiranë, 7 qarqe drejt shuarjes natyrore

Megjithë rënien e fortë të lindjeve, shtesa natyrore e vendit mbeti në territor pozitiv në vitin 2025 pasi vdekjet pësuan tkurrje më të fortë. Shifrat e fundit të INSTAT mbi shtesën natyrore të popullsisë (lindjet minus vdekjet) dëshmojnë për një krizë demografike që po godet më fort qytetet jashtë aksit Tiranë-Durrës. Edhe pse në nivel kombëtar shtesa natyrore paraqitet me një trend rritës, ky rezultat është tërësisht i kushtëzuar nga pesha e madhe që zë kryeqyteti, ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendit vdekjet i kanë tejkaluar lindjet. Tirana mbulon krizën e rretheve Qarku i Tiranës vazhdon të jetë i vetmi bastion i fuqishëm demografik në vend, me një shtesë natyrore pozitive prej 3,803 lindje më shumë se vdekje vitin e kaluar. Në...