Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

Edi Rama, ka folur këtë të shtunë nga Asambleja e PS-së, në lidhje me raportimet se Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në, nisur nga zhvillimet më të fundit politike në vend. Edhe pse raporti theksonte se korrupsioni dhe pabarazia në zgjedhje janë disa nga faktorët që përbëjnë rrezik për integrimin e Shqipërisë, Rama e ka përgënjeshtruar teksa është shprehur se raporti i KE për Shqipërinë është i shkëlqyer dhe se negociatat nuk janë ndalur asnjëherë. Ai ka vijuar me sulmet ndaj opozitës, teksa është shprehur se nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim. “Kjo e farsës ka nevojë të thuhet: e vërteta e thjeshtë është që negociatat me BE-në nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. T’u thuhet që raporti i...