Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025 ishin 74% më të ulëta se në 1990

Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025 ishin 74% më të ulëta se në 1990

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024. Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi. Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit. Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar...