Shqipëria po plaket shpejt/ Rënie alarmante e lindjeve, vendi drejt tkurrjes demografike

Shqipëria po plaket shpejt/ Rënie alarmante e lindjeve, vendi drejt tkurrjes demografike

Lindja e një fëmije është gjithmonë gëzim për një familje dhe shpresë për shoqërinë. Por në Shqipëri kjo shpresë po zbehet nga viti në vit. Në 2025 janë regjistruar gjithsej 21 mijë e 425 foshnja një rënie me 8.1% krahasuar me vitin 2024. Faktorët ekonomikë pasiguria dhe emigracioni po e bëjnë dhe më të vështirë vendimin për të sjellë një jetë një fëmijë. Duke e kthyer tkurrjen demografike në një realitet alarmues për vendin. Kjo tkurrje demografike po bëhet edhe më e shpejtë edhe në 5-vjeçarin e fundit. Jo vetëm në zonat më të thella si edhe në qytetet me pak popullsi për shkak të emigracionit lindjet kanë rënë, pro ky fenomen ka prekur edhe zemrën ekonomike dhe industriale të vendit. Rënia e lindjeve ka...