“Shqipëria po mburret me…”/ Integrimi në BE, reagon Osmani: Ja 3 fajet e rënda që bëri mazhoranca
Në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, profesori Afrim Osmani ka bërë një analizë të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pas zhvillimit të Konferencës së tetë Ndërqeveritare në Bruksel. Ndonëse qeveria dhe kryeministri Edi Rama shpesh shprehen optimistë për anëtarësimin brenda vitit 2030 me argumentin se “janë bërë yjet bashkë”, Osmani theksoi se vendi ynë nuk ndodhet në rrugën e duhur sa i përket substancës dhe plotësimit të kritereve reale. “Këshilla ime për kryeministrin është që duhen bërë detyrat e shtëpisë. Ajo që na bën ne të domosdoshëm janë punët konkrete. Ne mburremi sot me një përafrim procedurial, por në substancë nuk më duket se jemi në rrugëtimin e duhur. Kemi probleme të forta me të drejtat themelore dhe ndërhyrjet e sistemit ekzekutiv...
Burimi:
sot.com.al