Shqipëria pajiset me sistemin raketor ‘Javelin’, Vengu: Forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura
Shqipëria është pajisur me sistemin raketor “Javelin”. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale. Vengu thotë se kjo u arrit falë bashkëpunimit me SHBA-në. Ndër të tjera ai thekson se pajisja me këto sisteme forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura, rrit ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare. “Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Vengu. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv