“Shqipëria nuk ka pasur hajdute të dytë si Balluku”, Berisha: Rama del në dhjetëra dosje bashkë me familjarët…

“Shqipëria nuk ka pasur hajdute të dytë si Balluku”, Berisha: Rama del në dhjetëra dosje bashkë me familjarët…

Është mbledhur sot Grupi Parlamentar i PD, ku kreu i demokratëve Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është gati të bëjë çdo gjë për të mbrojtur veten. Ai u shpreh se kreu i qeverisë del në dhjetëra dosje dhe fakte së bashku me familjarët, dhe e ka gjetur “shpëtimin” në Beograd, me Aleksandër Vuçiçin. “Rama ka vendosur të shkelë çdo ligj e normë për të mbrojtur veten. Në asnjë rrethanë ai nuk pranon të ulet për aferat e panumërta.Të dytë hajdute si Lubi Balluku ky komb nuk na pasur. Por këtu nuk është çështja për Ballukun , por për Ramën. Ndërhyrjet e fuqishme të ndërkombëtarëve, Rama i shumëzoi me zero. Në kundërpërgjigje firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Vuçiç duke i deklaruar BE...