“Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës“, Berisha njofton datën e protestës së ardhshme

“Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës“, Berisha njofton datën e protestës së ardhshme

Kryetari i PD-së Sali Berisha njoftoi datën e protestës së ardhshme. Më 17 prill. Në bashkëbisedimin me qytetarët Berisha përsëriti thirrjen drejtuar Ramës të japë dorëheqjen ndërsa shprehu vendosmërinë se opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj Deklarata Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që ndiqni këtë bisedë timen me ju në rrjetet sociale.Java që shkoi pati si kryelajm shqiptar dhe një nga kryelajmet botërore kryengritjen tonë paqësore të 22 marsit, me të cilën shqiptarët i faktuan kombit dhe botës se ata nuk pajtohen kurrë me vendimet për mbrojtjen e vjedhjeve dhe të korrupsionit të enturazhit të Edi Ramës.Se ata nuk pajtohen kurrë me asgjësimin e sistemit të drejtësisë apo vendosjen e tij...