Shqipëria në rrugën e rritjes ekonomike, Rama: “PBB-ja mund të rritet 32% deri në 2030”

Shqipëria në rrugën e rritjes ekonomike, Rama: “PBB-ja mund të rritet 32% deri në 2030”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme ekonomike, duke u pozicionuar ndër vendet me performancën më të lartë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare. Në episodin e 11-të të podkastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se vendi pritet të shënojë zhvillim të ndjeshëm ekonomik në vitet e ardhshme, duke vënë në dukje se rritja e të ardhurave të PBB-së mund të arrijë rreth 32% deri në vitin 2030. Ai theksoi se këto parashikime vijnë nga organizmat ndërkombëtarë, dhe jo thjesht nga qeveria shqiptare. Kryeministri shtoi se kjo ecuri nuk është rastësi, por rezultat i reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se përmes reformave të guximshme dhe të pritura për dekada, Shqipëria ka krijuar themelet për një zhvillim ekonomik...