”Shqipëria në një emergjencë kombëtare”, Alimehmeti: Qeveria po na vjedh të ardhmen e fëmijëve, duhet reagim i fortë qytetar

”Shqipëria në një emergjencë kombëtare”, Alimehmeti: Qeveria po na vjedh të ardhmen e fëmijëve, duhet reagim i fortë qytetar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare, ndërsa akuzoi qeverinë se po drejtohet nga antivlera dhe se po dëmton rëndë të ardhmen e brezave të rinj. Gjatë fjalës së tij në tryezën opozitare, Alimehmeti tha se emergjenca me të cilën përballet vendi nuk lidhet vetëm me fatkeqësitë natyrore apo paaftësinë e shtetit për t’u përballur me to, por me mënyrën se si qeveriset Shqipëria. “Ne qëndrojmë për familjen. Ne qëndrojmë për lirinë, ne qëndrojmë për besimin, ne qëndrojmë për pronën, ne qëndrojmë për kombin. Ne qëndrojmë për një orientim perëndimor të Shqipërisë, apo jo? Po si qëndrojmë? Duhet të qëndrojmë në çdo prag. Nga pragu i derës, ku e kemi ne detyrë të shkojmë dhe...