Shqipëria në krye të preferencave turistike, lë pas Britaninë e Madhe dhe Turqinë
Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet dimërore më të përballueshme për turistët britanikë, duke lënë pas në renditje edhe vende të njohura si Britania e Madhe dhe Turqia, sipas raportimeve të “Travel and Tour World”. Me një trashëgimi të pasur kulturore, peizazhe natyrore mbresëlënëse dhe mundësi udhëtimi me kosto të ulët, vendi po tërheq vëmendjen e një numri në rritje vizitorësh. Kombinimi i çmimeve të përballueshme me mikpritjen tradicionale shqiptare dhe historinë e pasur e bën Shqipërinë një destinacion dimëror të veçantë, ku turistët mund të përjetojnë aventura, relaks dhe eksplorim kulturor pa shpenzime të mëdha, në krahasim me shumë destinacione të tjera evropiane. Për këtë arsye, Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një zgjedhje të preferuar për turistët britanikë...
Burimi:
kohajone.com