Shqipëria, kryeson vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin
Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për vendin në mesin e anëtarëve të NATO-s. Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” fakton se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre. Shqipëria është në vendin e dytë pas Turqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi. 5 vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre janë Turqia (88 për qind), Shqipëria (69 për qind), Suedia (66 për qind), Finlanda (64 për qind) dhe Mali i Zi (63 për qind). Po ashtu ndër 10 vendet e para janë Greqia (gjithashtu 63 për qind), Norvegjia...
Burimi:
kohajone.com